Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lëvizje më të shtuara në kufijtë e Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare

Lëvizje më të shtuara në kufijtë e Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa probleme të mëdha edhe këtë mëngjes. Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.

Një shtim i lehtë i kolonave është vërejtur në Dheun e Bardhë dhe Muçibabë, megjithatë situata mbetet normale dhe nuk raportohet për vonesa të gjata.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi vazhdon të jetë i rregullt, me pritje minimale dhe pa kolona të konsiderueshme

Derisa pritet edhe shtimi i kolonave në ditët në vijim.