Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në qendër të Prishtinës, në vendngjarje Policia dhe autoambulanca

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në qendër të Prishtinës, në vendngjarje Policia dhe autoambulanca

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në zonën e njohur si “te Qafa”, në qendër të Prishtinës.

Fotografitë tregojnë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Motoçikleta ka mbetur e rrëzuar në rrugë, pranë pjesës së përparme të veturës, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen zyrtarë policorë dhe një ekip i Emergjencës.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të përfshirë, ashtu sikur nuk dihen as rrethanat e aksidentit.