Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka folur për Asocionin.
Ai ka thënë se çështja e Asociacionit mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman ose propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, por Asociacion një etnik nuk mund të ketë.
Për këtë çështje ka reagur ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti.
Dërguti ka thënë Kurti po tenton të bëjë “ripaketimi” e Asociacionit, duke nënkuptuar se do ta themelojë atë.
“Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon #Qeberiaeshkrepsës #KrejttuiRrejt.” – ka shkruar ajo në Facebook. /TV Arbëria