Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse fraksioni i brendshëm i LDK-se kunder Abdixhikut nuk ka ende lider?

Pse fraksioni i brendshëm i LDK-se kunder Abdixhikut nuk ka ende lider?

Shkruan: Afrim Kasolli

Disa delegatë te paekanqur me drejtimin e LDK-se, nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku gjate dites se sotme i kane dorëzuar te Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili ka për synim shkarkimin Lumir Abdixhikun nga posti i kryetarit. Tashmë ky veprim tregon hapur per tensionet qe po kalon kjo parti.

Lidhja Demokratike e Kosovës qe nga vdekja e ish-presidentit Rugova ka kaluar neper disa kriza. Ato dy here ka qenë fatale per te, sepse kanë rezultuar ne ndarje te brendshme qe e kanë përgjysmuar bazën e saj elektorale.

Skizmes se pare i kishte prire Nexhat Daci per shkak te shkarkimit te tij fillimisht nga pozita e kryetarit te Kuvendit te Kosovës dhe frustrimit me margjinalizimin qe ia kishte vere krahu i ish-kryetarit Fatmir Sejdiu. Keto konflikte e prodhuan ate qe njihet si kuvend i karrigeve ne kete subjekt politik. Kurse si pasojë e kësaj çarje LDK i humbi per here te pare zgjedhjet parlamentare ne vitin 2007 dhe forca kryesore politike ne vend u be Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi. Sidoqoftë, Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu ishin dy nga mbartesit kryesor te kësaj betejë.

Skizma e dyte e madhe ndodhi me Vjosa Osmanin kunder krahut te Isa Mustafës. E para e krijoj listen Guxo dhe se bashku me Albin Kurtin i fituan rreth 50 per qind te votave te trupit elektoral. Kurse LDK ra ne pozicionin me te ulet te mundshem ne historine e saj politike, ne 13 per qind. Por edhe ne kete rast figura rebeluese kunder estabilshmentit te partise ishte ekspozuar hapur.

Ndërkohe eshte interesant se deri me tani krahu i te pakanqureve kunder kryetarit aktual nuk e ka nxjerr asnjë lider te dukshëm si prijes. Rebelimi me shume po paraqitet si vullnet i disa degëve dhe nje mase te delegatëve, por qe nuk janë identifikuar me asnje lider potencial te brendshem si alternativë ndaj Lumir Abdixhikut. Pra deri me tani te njejtit kanë treguar se janë kunder ketij te fundit, por nuk dihet se cili eshte kandidati i tyre i preferuar, ne dallim nga dy herët e para qe te pakënaqurit e donin paraprakisht per kryetar te LDK-se Nexhat Dacin dhe me vonë Vjosa Osmanin.