Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse u “pezulluan” takimet e reja ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut për themelimin e institucioneve të reja?

Pse u “pezulluan” takimet e reja ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut për themelimin e institucioneve të reja?

Shkruan: Afrim Kasolli

Java e kaluar përfundoi me takime të “ngjeshura” politike ndërmjet liderëve kryesorë në vend me qëllim dekordimin ndërmjet partive politike për themelimin e institucioneve të daluara nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Fillimisht u takuan kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Por pas takimit, ky i fundit bëri të ditur se partia më e madhe opozitare nuk do të jetë pjesë e asnjë formule për ndarje të pushtetit me partinë fituese të zgjedhjeve. Ndonëse, ky subjekt nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mos e bojkotojë seancën plenare me rastin e zgjedhjes se Presidentit, nëse kandidati për këtë post i plotëson kriteret e tyre.

Ndërkohë, në orët e pasdites u mbajt takimi tjetër ndërmjet Albin Kurtit me Lumir Abdixhkun dhe Vjosa Osmanin. Ky takim zgjati për më shumë se dy orë. Dhe pas tij kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se ende nuk ka marrëveshje konkrete edhe pse i kanë diskutuar të gjitha temat. Ai në fund e përsëriti refrenin e njohur se është i interesuar maksimalisht t’i shmang zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. Ndonëse, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit disa herë kishte pohuar se nëse partia e tij nuk i fiton deri në 60 për qind të trupit elektoral, atëherë zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë vetëm një trampolinë për tw tjerat në vjeshtë, sepse ato nuk do të krijojnë asnjë zgjidhje për krizën politike.

Ndwrkaq, në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pohoi se në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është diskutuar për stabilitetin institucional dhe nevojën për të shmangur zgjedhjet e reja. Në fund i njëjti ka shtuar se palët janë pajtuar që “dialogu të vazhdojë edhe në ditët në vijim”.

Por që nga ajo ditë nuk kemi asnjë lëvizje në këtë drejtim. Në një kohë kur filluar të rrjedh afati kushtetues për seancën konstituive deri më tani, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka dhënë asnjë shenjë se janë duke planifikuar ta zhvillojnë një takim të ri.

A lidhet ky “pezullim” i dialogut ndërmjet këtyre dy partive, me situatën në partinë e tretë opozitare, ku tashmë megjithë vullnetin për të qenë pjesë e pushtetit, Lumir Abixhiku edhe nuk është i dobishëm politikisht për Kurtin, për shkak të pamundësisë për ta menaxhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës? Kjo enigmë mbase mund të zbardhet së shpejti kur do shihet se çfarë kahje do të marr rrjedhja në këtë subjekt politik pas deponimit të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të LDK-së.

Sidoqoftë, derisa vazhdon kjo paqartësi, megjithatë këtë “interregnum” politik dhe institucional, kryeministri në detyrë, nëse jo për të qeverisur në kapacitete të plota, atëherë po e shfrytëzon për mrekulli për ta çimentuar pushtetin e tij në disa prej hallkave kryesore të sistemit. Dekretimi dje i Zenjullah Gashit në krye të Prokurorisë nga UD- Presidentja Albulena Haxhiu, shënon episodin e fundit në këtë drejtim.