Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > 30 vjet marrrëdhënie diplomatike, Rama bisedoi me Zelenskyn: Shqipëria ndihmë ushtarake për Ukrainën

30 vjet marrrëdhënie diplomatike, Rama bisedoi me Zelenskyn: Shqipëria ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Situata në Ukrainë, ndihma humanitare dhe ushtrake si dhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev kanë qenë në fokus të bisedës telefonike ndërmjet Ramës dhe Zelenskyt.

Rama i ka bërë të ditur Zelenskyt se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, shkruan Rtsh.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023, Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev.

/TV Arbëria

Powered by WordPress