Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qytetari kërkon heqjen e emrit të Dobrica Ćosićit nga një rrugë në Kosovë: Korrigjojeni këtë turp

Qytetari kërkon heqjen e emrit të Dobrica Ćosićit nga një rrugë në Kosovë: Korrigjojeni këtë turp

Naim Hajra ka reaguar publikisht pasi ka parë një rrugë në Kosovë që mban emrin e Dobrica Ćosićit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të tabelës dhe ndryshimin e emërtimit.

Në reagimin e tij, ai shprehet i habitur se si është e mundur që në Kosovë të ekzistojë një rrugë me emrin e një figure që konsiderohet nga shumë studiues dhe qytetarë si një prej ideologëve kryesorë të nacionalizmit serb.

“Emrat e rrugëve të Kosovës duhet t’i mbajnë ata që sakrifikuan për lirinë tonë, ata që e ngritën këtë vend me mund e me dashni, jo figura që për shumë qytetarë të Kosovës lidhen me ideologji që prodhuan urrejtje, shtypje dhe vuajtje”, shkruan ai.