Blog Post

Arbëria TV > Sport > Al Hilal rivalizon Al Nassrin dhe Ronaldon, i ofron 276 milionë euro në sezon Messit

Al Hilal rivalizon Al Nassrin dhe Ronaldon, i ofron 276 milionë euro në sezon Messit

​ Al Nassri kompletoi transferimin e Cristiano Ronaldos me parametra zero, në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë e cila e ka bërë superyllin portugez lojtarin më të paguar në histori të futbollit.

Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit nga marrëveshja me Al Nassrin, respektivisht afro 500 milionë euro deri në fund të kontratës së tij me skuadrën saudite, raporton KosovaPress.

Por, tani ka zhvillime të reja në Arabinë Saudite, ku sipas “Sky Sport”, gjiganti saudit Al Hilal po synon ta rivalizojë skuadrën e Al Nassrit dhe Ronaldon, me transferimin e Lionel Messit.

Bëhet e ditur se Al Hilal do të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e Messit, duke i ofruar atij plot 276 milionë euro në vit

/TV Arbëria