Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Jupë Krasniqi nga Malisheva

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Jupë Krasniqi nga Malisheva

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jupë Krasniqi nga fshati Tërpezë e Ulët, Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Metush Kryeziu, përmes një njoftimi publik, ku ka shprehur ngushëllime për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin.

Jupë Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”, ku shërbeu si komandant togu, duke dhënë kontribut në luftën për lirinë e Kosovës.

Në njoftim, ai është kujtuar për përkushtimin, guximin dhe vlerat e tij njerëzore e atdhetare, ndërsa është bërë e ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë me kohë.