Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > U gjet i vdekur në një makinë në Shkodër, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

U gjet i vdekur në një makinë në Shkodër, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Shkodër, ku Aleksandër Koçeku, u gjet i vdekur brenda makinës dhe sipas Policisë, dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Abcnews raporton se viktima ka qenë nën hetim për vrasjen e të riut Pavlin Preka me 27 shkurt 2025.

Pas vrasjes së 20- vjeçarit në derën e shtëpisë së tij në Guci të Re, policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e Vasel Koçeku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa vendosi nën hetim Aleksandër Koçeku.

Nuk dihet nëse kjo ngjarja ka lidhje me rastin e shkurtit të 2025, por Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë