Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Djegia e një veture të Taxi Teslas, reagon kompania: S’ka të lënduar, shkaku ende s’dihet, ekspertët po merren me rastin

Djegia e një veture të Taxi Teslas, reagon kompania: S’ka të lënduar, shkaku ende s’dihet, ekspertët po merren me rastin

Taxi Tesla, ka reaguar rreth incidentit të sotëm, pasi që një veturë e tyre është përfshirë nga zjarri.

Nga kjo kompani thuhet se, falë reagimit të shoferit dhe shërbimeve emergjente, s’ka pasur asnjë të person të lënduar, dhe se, dëmet janë vetëm materiaëe.

‘’ Sipas të dhënave paraprake, nuk ka asnjë konfirmim që incidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të prodhimit të automjetit Tesla. Shkaku i saktë i zjarrit është duke u përcaktuar nga ekspertët kompetentë dhe ne do të respektojmë përfundimet e ekspertizës zyrtare’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

DEKLARATË PËR MEDIA

Të nderuar qytetarë dhe klientë,

Sot një nga automjetet e flotës së Taxi Tesla është përfshirë nga një zjarr gjatë kohës që ishte në shërbim.

Falë reagimit të shpejtë të shoferit dhe shërbimeve emergjente, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Dëmet janë vetëm materiale.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka asnjë konfirmim që incidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të prodhimit të automjetit Tesla. Shkaku i saktë i zjarrit është duke u përcaktuar nga ekspertët kompetentë dhe ne do të respektojmë përfundimet e ekspertizës zyrtare.

Theksojmë se automjeti kishte pësuar ndërhyrje dhe instalime shtesë të pajisjeve elektrike, të cilat gjithashtu do të jenë pjesë e hetimit. Për këtë arsye, nuk do të ishte e përgjegjshme të nxirren përfundime pa u përfunduar ekspertiza.

Siguria e klientëve tanë mbetet prioritet absolut. Flota jonë i nënshtrohet kontrolleve dhe mirëmbajtjes së rregullt, ndërsa do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me institucionet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe besimin. Ne do të informojmë publikun me transparencë sapo të ketë rezultate zyrtare.

Taxi Tesla