Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Armend Zemaj kërkon ndryshime brenda LDK-së: Janë 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm

Armend Zemaj kërkon ndryshime brenda LDK-së: Janë 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së partisë, tha se janë mbi 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje të parakohshme në LDK.

Zemaj kërkoi ndryshime dhe reflektim duke filluar nga kryetari

“Unë i takoj një dege që ka dhënë vendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, në të gjitha strukturat e LDK-së, duke filluar nga kryetari. Janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së”, tha Zemaj para mediave.