Shkruan: Afrim Kasolli
Mediat të ndryshme në vend kanë raportuar sot se kryeministri ne detyrë Albin Kurti, u ka derguar ftese lidereve te partive kryesore opozitare ne vend me qellim formimin e institucioneve të reja te dalura nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Pra pas relaksit per disa dite ne brigjet helenike si pjesmarrës ne nje simpozium filozofik, lideri i Vetëvendosjes i qenka rikthyer realitetit ditor politik. Ai sipas zëdhënësit të këtij subjekti i ka ftuar në takim Bedri Hamzen nga PDK, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Ardian Gjinin nga Aleanca.
E veçanta e kësaj nisme është se Albin Kurti e paska zbutur qëndrimin ndaj Aleances në raport me mandatin e kaluar, kur ishin zhvilluar bisedat me subjektet opozitare për temën e presidentit.
Ai e kishte shpërfillur totalisht AAK-ne duke mos e ftuar në asnjë takim. Dhe vetëm pas largimit të Ramush Haradinajt nga drejtimi i këtij subjekti politik, duket që per Kurtin edhe Aleeanca mund te behet e pranueshme politikisht
A dëshmon kjo sjellje e Kurtit edhe një here mos durimin e tij politik ndaj figurave ikonike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë? Qendrim ky qe qe derisa ishin ketu Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e kishte mbajtur edhe ndaj Partisë Demokratike te Kosovës.