Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Meme Smajli i përgjigjet Valon Ramadanit: Nuk na ndalin paditë, do të vazhdojmë të raportojmë me fakte

Meme Smajli i përgjigjet Valon Ramadanit: Nuk na ndalin paditë, do të vazhdojmë të raportojmë me fakte

Redaktorja e Infokusit, Meme Smajli, ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga deputeti Valon Ramadani, duke theksuar se raportimi i saj është mbështetur në dokumente zyrtare dhe standarde profesionale të gazetarisë.

Përmes një postimi publik, Smajli tha se hulumtimi i publikuar kishte të bënte me privatizimin e pronës shtetërore nga babai i deputetit, Hysni Ramadani, duke pretenduar se kjo është e dokumentuar me fakte zyrtare dhe e konfirmuar nga institucionet përkatëse.

Ajo deklaroi se para publikimit të hulumtimit është kontaktuar edhe babai i deputetit, i cili, sipas saj, e ka konfirmuar privatizimin.

Smajli akuzoi Ramadanin për përpjekje për të diskredituar punën e gazetarëve dhe tha se ndaj saj dhe redaksisë janë ushtruar presione, fyerje dhe ofendime pas publikimit të hulumtimit.