Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në minutat e para të mëngjesit është arrestuar shtetasi kosovar S.U, meqë i njëjti kërkohet nga autoritetet e Belgjikës.

“Sot me datë 08.07.2026 rreth orës 00:55,  zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, përkatësisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë, është bërë arrestimi i shtetasit kosovar S.U.,  pasi që i njëjti  kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Belgjikës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia k anjoftuar se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.