Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...

Serbia sërish dështon të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në

Nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor 2024,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PE voton pas tre muajsh për liberalizimin e vizave për Kosovën

Extra AL PVC

Në fund të muajit mars ose gjatë prillit Parlamentit Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.

Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prill Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një përgjigjeje me emaill, kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të enjten ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijmë, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast, kjo do të ndodhë jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Ndryshe, liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane. Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që...

Serbia sërish dështon të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në

Nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor 2024,...

Harta pa Kosovën dhe Shqipërinë në Fakultetin e Filologjisë, FShMN e quan “skandal”, UP-ja e heq

Një hartë me shtetet e botës që u vendos...

Maqedonci: Derisa Radoiçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin...

Çfarë po ndodh me letrën e Brnabiqit?

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave...

Serbia sërish dështon të harmonizojë politikën e jashtme me BE-në

Nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor 2024, Serbia u rreshtua me vetëm 47% të deklaratave të politikës së jashtme të BE-së, ndërsa...