Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lirim Mehmetaj: Ardiana Matoshi po flet ndryshe kur bëhet fjalë për vajzën e saj

Lirim Mehmetaj: Ardiana Matoshi po flet ndryshe kur bëhet fjalë për vajzën e saj

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas deklaratës së deputetes Ardiana Matoshi lidhur me vajzën e saj, duke e akuzuar atë për standarde të dyfishta.

Përmes një postimi, Mehmetaj tha se vajza e Matoshit është 26-vjeçare dhe jo fëmijë, duke kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, ajo e ka mbrojtur rastin.

Ai krahasoi këtë situatë me rastin e djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke pretenduar se ai ishte objekt i sulmeve politike dhe publike nga Lëvizja Vetëvendosje edhe pse, sipas Mehmetajt, nuk kishte bërë asgjë të jashtëligjshme.

Në reagimin e tij, Mehmetaj akuzoi Vetëvendosjen për, siç tha ai, përdorim të standardeve të dyfishta në trajtimin e rasteve të ngjashme dhe kritikoi ashpër qasjen e saj ndaj kundërshtarëve politikë.