Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pas protestës, punëtorëve të “Prishtina Parking” u dalin pagat

Pas protestës, punëtorëve të “Prishtina Parking” u dalin pagat

Punëtorëve të ndërmarrjes “Prishtina Parking” u janë ekzekutuar pagat gjatë orëve të pasdites, bëjnë të ditur burime të redaksisë.

Më herët gjatë ditës, punëtorët e terrenit, të cilët merren me vendosjen e bllokadave në automjete, kishin dalë në protestë për shkak të vonesave në ekzekutimin e pagave.

Sipas burimeve, pas protestës dhe gjatë orëve të pasdites, pagat janë ekzekutuar, duke i dhënë fund shqetësimeve të punëtorëve.

Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, kërkojnë ekzekutimin e pagave – Arbëria TV