Në mëngjesin e sotëm ka vdekur doktori gjilanas, Rasim Sefiu.
Lajmin për vdekjen e stomatologut gjilanas Rasim Sefiu, e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
Stomatologu i njohur, Rasim Sefiu ka vdekur papritmas në moshën 35-vjeçare.
Vdekja e tij erdhi pikërisht në 3-vjetorin e shuarjes së babait të tij, poashtu mjek.
Sefiu la prapa vetës gruan dhe dy fëmijë. /TV Arbëria