Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e më shumë kantone po vendosin ndalime për fishekzjarrët.
Nëse vala e të nxehtit dhe thatësira vazhdojnë edhe gjatë këtij muaji, shumë komuna në Zvicër mund të ndalojnë përdorimin e fishekzjarrëve tradicionalë gjatë Festës Kombëtare të 1 Gushtit, transmeton albinfo.ch.
Gjithnjë e më shumë kantone po vendosin ndalime për fishekzjarrët për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe rrezikut në rritje nga zjarret në natyrë.
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoSwiss, mungesa e reshjeve të konsiderueshme, të cilat nuk pritet të ndodhin në ditët në vijim, do të thotë se situata e thatësirës nuk ka gjasa të përmirësohet ndjeshëm para festës kombëtare të Zvicrës më 1 gusht.
Ancelotti nuk dorëzohet pas dështimit të Brazilit: Dhimbja është e madhe, por vazhdojmë
Read more