Burime të redaksisë bëjnë të ditur se punëtorët e terrenit të Prishtina Parking, të cilët merren me vendosjen e laurave (bllokadave) në automjete, kanë dalë sot në protestë.
Sipas burimeve tona, shkak i protestës janë vonesat në ekzekutimin e pagave.
Të njëjtat burime thonë se një pjesë e punëtorëve pretendojnë gjysmë rroge iu kanë borgj kjo kompani që nga viti i kaluar.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Prishtina Parking lidhur me këto pretendime./TV ARBËRIA/