Chelsea po vazhdon të kalojë nëpër një ecuri negative të rezultateve derisa është mposhtur edhe nga Fulhami me rezultat 2-1 në Premier Ligë.
“Blutë” e Londrës u gjendën në disavantazh pas 25 minutave lojë kur Willian shënoi për 1-0, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën e Potter që gjetën golin e barazimit në minutën e 47′ me golin e realizuar nga qendërmbrojtësi Koulibaly, por situata u rëndua dhjetë minuta më vonë kur i sapo transferuari në “Stamfors Bridge” nga Atletico Madridi, Joao Felix, i ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan më së miri vendasit që shënuan golin e dytë dhe të fitores në minutën e 71′ me golin e Carlos Vinicius.
Me këtë fitore, e katërta radhazi, Fulhami shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Chelsea mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë.