Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Theri me thikë një person në Drenas për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari ndodhet në arrati

Theri me thikë një person në Drenas për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari ndodhet në arrati

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me një sulm me thikë që ka ndodhur në Drenas paraditen e 3 korrikut.

Siç bën të ditur policia, një i dyshuar ka sulmuar me thikë një person tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik. Rasti është regjistruar si tentim vrasje. Personi i lënduar gjendet në spital, derisa i dyshuari në arrati.

Rr. Ilaz Kodra,  Drenas  03.07.2026-11:15. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar  fizikisht  me thikë viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor  QKUK-së, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.