Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se drejtoria e Inspekcionit, ka shqiptuar gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Në reagimin e komunës, thuhet edhe se, ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe shkelje që ndëshkohet
Postimi:
200 euro gjobë për ndotjen e hapësirës publike. 🚯
Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe shkelje që ndëshkohet. Kryeqyteti do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe me zbatim të masave ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike.
Ta mbajmë qytetin të pastër, është përgjegjësi e secilit prej nesh.