Ish-deputetja e LVV-së, Aida Dërguti, përmes një postimi në rrjetin social ka bërë me dije se Martin Berishaj ka ardhur në këtë parti pas largimit të grupit të deputetëve që ishin të pakënaqur.
Ajo ka thënë se Berishaj në Kryesi të LVV-së është zgjedhur më 6 maj të vitit 2018, raporton TV Arbëria.
“Të mos harrojmë një fakt: Martin Berishaj është prurje e LVV-së në politikë. Pasi dolëm ne (“tradhtarët”), në Kryesinë e re të LVV-së (6 maj 2018) u zgjodh anëtar Martin Berishaj, për t’u emëruar më vonë ambasador”, tha Dërguti.