Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Kurti ishte i gatshëm të më ndihmonte, vetëm t’i godisnim kompanitë e Devollit

Kryeziu: Kurti ishte i gatshëm të më ndihmonte, vetëm t’i godisnim kompanitë e Devollit

Qëndrim Kryeziu ka reaguar pas mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje të rëndë ndaj ekonomisë dhe biznesit në Kosovë.

Përmes një postimi publik, ai deklaroi se qeveria “ishte dhe vazhdon të mbetet vrastare e ekonomisë”, ndërsa mbylljen e qumështores “Vita” e quajti sulm ndaj biznesit dhe fermerëve.

Në të njëjtin reagim, Kryeziu bëri edhe një pretendim lidhur me një takim që thotë se e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, Kurti i kishte kërkuar mbështetje për t’i “shkatërruar kompanitë e Shkëlqim Devollit, Art Motion dhe Klan Kosova”, kërkesë që ai thotë se e kishte refuzuar.

Kryeziu deklaroi se pas atij takimi kishte vendosur të angazhohej politikisht dhe se do të vazhdojë të mbështesë familjen Devolli, fermerët dhe bizneset, duke bërë thirrje për ndaljen e, siç e quajti ai, “persekutimit të biznesit”.