Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Xhaçka: Shqipëria pritet të hapë ambasadë në Ukrainë

Xhaçka: Shqipëria pritet të hapë ambasadë në Ukrainë

Shqipëria dhe Ukraina festojnë këtë 12 janar, 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zgjodhi që në mesazhin e saj të vlerësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të njoftojë dhe rritjen e nivelit të përfaqësimit përmes hapjes së ambasadës shqiptare në Ukrainë.

“Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, shkruan Xhaçka në Twitter.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress