Policia e Kosovës, ka njoftuar për një person të arrestuar në Prishtinë, i cili ka qenë i kërkuar për dhunë në familje.
Në njoftim shtohet se, i arrestuari, L.A 38 vjeçar, është i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi:
Arrestohet një person i kërkuar për dhunë në familje
Prishtinë, 01 Korrik 2026– Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:
– L.A, mashkull, 38 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.