Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tërmet mes Kosovës dhe Serbisë, njoftohet për magnitudë prej 3.8 ballë

Tërmet mes Kosovës dhe Serbisë, njoftohet për magnitudë prej 3.8 ballë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ka lëkundur Kosovën pak minuta më parë.

Sipas të dhënave të EMSC-së, tërmeti ishte me magnitudë 3.8 dhe u regjistrua në orën 09:46.

Epiqendra ishte në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, rreth 9 kilometra në jug të Leskovacit, në jug të Serbisë, ndërsa thellësia e tij ishte 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier edhe në disa pjesë të Kosovës. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.