Lidhja Demokratike e ka reaguar për raportin e Human Rights Watch për vitin 2022 për Kosovën, raporton TV Arbëria.
Zëdhënësja e kësaj parti politike Sibel Halimi, ka thënë se raporti i HRW për muajin 2022 është mjaft shqetësues, meqë sipas saj për shtatë muaj u sulmuan e u kërcënuan 22 gazetarë të vendit.
Ajo ka thënë se ka pasur reagime të dobëta të organeve kompetente, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të jenë armiq të gazetarëve.
Reagimi i plotë:
Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve.
Kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit. Por fatkeqësisht, të tillat kanë ardhur edhe nga zyrtarë të lartë të pushtetit, me një gjuhë të urrejtjes, të papranueshme; dhe e cila cënon besimin e publikut në medie.
Ndërsa ndaj kësaj gjuhe ka pasur reagim të dobët të organeve kompetente. Institucione shtetërore armiqësore me gazetarët, janë gjëja e fundit që i duhet vendit tonë!