Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë janë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes nga Televizioni T7, ku shihet një prani e shtuar e Policisë së Kosovës dhe zona e rrethuar me shirita sigurie pas alarmit për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 08:00 është pranuar një njoftim për një mjet të dyshuar shpërthyes në këtë lokacion, pas së cilës njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë masa të rrepta sigurie.
Perimetri përreth stacionit është izoluar, ndërsa qytetarët janë evakuuar nga pjesët e rrezikuara. Në vendngjarje janë angazhuar edhe njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, të cilat po kryejnë kontrolle dhe verifikime për të konfirmuar informacionin.