Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Memli Krasniqi: Raporti i HRW, dëshmia më e mirë e paaftësisë së kësaj Qeverie

Memli Krasniqi: Raporti i HRW, dëshmia më e mirë e paaftësisë së kësaj Qeverie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për raportin e Human Rights Watch për vitin 2022 për Kosovën, raporton TV Arbëria.

Sipas kryetarit të këtij subjekti politik, ky raport dëshmon mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit që lamë pas.

Krasniqi këtu ka përmendur edhe kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarëve nga zyrtarë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Ëatch.

Dhuna dhe vrasjet e grave, kërcënimet e gazetarëve nga zyrtarë institucionalë e diskriminimi i të gjitha komuniteteve të margjinalizuara, dëshmojnë detajisht paaftësinë e kësaj Qeverie.

Shpërfaqja e mungesës elementare të përgjegjësisë institucionale në vitin e kaluar, është tregues i qartë se çfarë i pret qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nga kjo Qeveri: Abuzim me të drejtat e tyre elementare!

Memli Krasniqi: Raporti i HRW, dëshmia më e mirë e paaftësisë së kësaj Qeverie

Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW: Deklaratat e tyre rrezikojnë ta krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët

Powered by WordPress