Britania e Madhe dhe Kosova po ndërtojnë edhe dy baza në veri të Kosovës, kështu që deri në prill do të jenë gjashtë baza policore dhe sipas këtij plani është planifikuar edhe ndërtimi i një baze ushtarake në vijën kufitare deklaron portali serb, Politika.
“Thyerja e izolimit ndërkombëtar të Kosovës është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë”.
Sipas “Politika”, mbështetja e fuqishme ushtarake e Londrës për zhvillimin e forcës së sigurisë së Kosovës ka qenë e dukshme vitet e fundit dhe është reflektuar jo vetëm në stërvitje, por edhe në dhuratat e armëve moderne, sistemeve antitank dhe baterive raketore.
“Edhe pse ekzistenca e këtij formacioni është në kundërshtim me bazën e Rezolutës 1244, sipas së cilës vetëm KFOR-i mund të punojë ligjërisht në Kosovë, Britanisë së Madhe nuk i intereson dhe haptazi shkel të drejtën ndërkombëtare. Dhe derisa Berlini po përpiqet ta prezantojë Kosovën përmes dyerve të pasme në Këshillin e Evropës, deri tani Londra përmes misioneve ushtarake, po bën gjithçka për të “ringjallur” forcën e sigurisë së Kosovës. Dhe kjo po ndodh në ditët kur një anëtar i FSK-së qëllon dhe plagos rëndë djem serbë të paarmatosur në prag të Krishtlindjeve, tensionet intensifikohen më tej“, thuhet në tekstin e portalit serb Politika. /TV Arbëria