Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu bën thirrje për protestë: Po pajisen mijëra serbë me dokumente të Kosovës

Qëndrim Kryeziu bën thirrje për protestë: Po pajisen mijëra serbë me dokumente të Kosovës

Qëndrim Kryeziu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të protestojnë kundër qeverisë, duke shprehur shqetësimin e tij për procesin e pajisjes me dokumente të Kosovës të qytetarëve serbë.

Sipas Kryeziut, çdo ditë mijëra serbë po marrin dokumente të Kosovës, ndërsa ai pretendon se ky proces po zhvillohet në përmasa të mëdha. Ai deklaroi se rreth 700 mijë serbë dhe të zhvendosur nga Izbica pritet të pajisen me dokumente të Kosovës.

Në reagimin e tij, Kryeziu u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kosovë të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bashkohen për të kundërshtuar, sipas tij, politikat e qeverisë aktuale.

“700 mijë serbë me ardhë në Kosovë nuk është pak… Vëllezër, motra, reflektoni”, u shpreh ai në mesazhin e tij.