Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka: Arkivi i UÇK-së nuk duhet të përdoret për linçime politike

Basri Beka: Arkivi i UÇK-së nuk duhet të përdoret për linçime politike

Basri Beka ka reaguar lidhur me publikimin e dokumenteve dhe evidencave nga arkivi i UÇK-së, duke kërkuar që ato të mos përdoren për përplasje dhe linçime politike.

Ai ka thënë se dokumentet e luftës duhet të trajtohen në kontekstin e tyre historik dhe nuk duhet të interpretohen si mjete për të sulmuar individë apo për të dëmtuar figurën e luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas Bekës, evidencat administrative të kohës së luftës nuk dëshmojnë automatikisht akuza ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, pasi ato lidhen me nevojat logjistike, organizimin dhe funksionimin e strukturave ushtarake.

Ai ka theksuar se historia e UÇK-së duhet të shërbejë për ruajtjen e së vërtetës dhe jo për beteja politike të ditës.