Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Sulmoi me shufër hekuri disa herë në kokë një person, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Sulmoi me shufër hekuri disa herë në kokë një person, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka goditur me shufër hekur disa herë në kokë një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime.

Policia tha se i lënduari u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Gjilan 22.06.2026 – 18:45. Me 23.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar dhe ky i fundit e ka sulmuar me shufër hekuri disa herë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe mea vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.