Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kanos ish-bashkëshorten në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kanos ish-bashkëshorten në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 21 qershor, rreth orës 23:30, në rrugën “Demir Demiraj” në Çagllavicë.

Burimet bëjnë të ditur se pala ankuese ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj e kishte kontaktuar përmes telefonit dhe e kishte njoftuar se do të shkonte te ajo, duke e kanosur.

Si pasojë, viktima është shqetësuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar palën ankuese dhe më pas e kanë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ku është intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.

Më pas, Policia ka kontaktuar edhe të dyshuarin, i cili është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje – Kanosje”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.