Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia tha se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ekzaminuar dhe identifikuar.

“Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi  i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”.