Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj në Gjakovë dhe Junik, ngushëllon familjet Salihu dhe Shehu

Haradinaj në Gjakovë dhe Junik, ngushëllon familjet Salihu dhe Shehu

sh-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremonitë e ngushëllimit në Gjakovë dhe Junik, pas ndarjes nga jeta të dy personave.

Në Batushë të Gjakovës, Haradinaj ka vizituar familjen Salihu, ku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Blerim Salihut, djalit të Jashar Salihut. Ai ka vlerësuar figurën e të ndjerit, duke theksuar se është rritur me vlerat dhe trashëgiminë e familjes së tij.

“Ndarja e parakoshme e Blerimit, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu, na preku të gjithëve. Blerimi ishte një djalë i edukuar, i cili edhe pa praninë fizike të babait të tij hero, u rrit me vlerat dhe lavdinë që la pas Jashari. Sot, në ngushëllim te familja atdhetare Salihu në Batushë të Gjakovës, ndamë dhimbjen me ta, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

Më pas, ai ka qëndruar edhe në Junik, në familjen Shehu, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në arsim, duke e cilësuar si edukator të brezave me dije dhe vlera njerëzore.

“Në Junik, ndamë dhimbjen me familjen Shehu, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu. Si një mësues i përkushtuar, ai edukoi breza të tërë me atdhedashuri, dije dhe vlera të larta njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të arsimit dhe atdheut”, ka shkruar Haradinaj.