Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj VV-së për videon e publikuar dje, raporton TV Arbëria.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Kosovë ka politizim institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes, nuk ka luftë kundër politizimit të institucioneve dhe nepotizmit dhe ka gënjeshtra e mashtrime.
Haxhiu ka shtuar se LVV ka fituar por ka hequr dorë dhe nga lufta kundër korrupsionit.Sipas tij, mesazhi i videos është se “ata keqpërdoren, edhe ne tani kemi të drejtë të keqpërdorim.”
Postimi i tij i plotë:
Çka ka, çka s’ka?
Ka politizim të institucioneve, nepotizëm, korrupsion dhe keqqeverisjes.Nuk ka luftë kundër politizimit të institucioneve dhe nepotizmit.
Nuk ka luftë kundër korrupsionit, por ka keqqeverisje.
Ka gënjeshtra dhe mashtrime, nuk ka mbajtje të premtimeve.
LVV fitoi 50,24% me premtimet për luftë kundër politizimit të institucioneve publike, nepotizmit, korrupsionit e keqqeverisjes.Në realitet përmes Qeverisë Kurti, LVV po legjtimon politizimin e institucioneve publike, nepotizmin dhe korrupsionin.
Të gjitha këto dukuri po përpiqet t’i legjitimoj përmes Ligjit për Zyrtarët Publik.
LVV më nuk flet per nepotizëm dhe politizim të institucioneve sepse ato tani po mbushen me familjarë e anëtarë të LVV-së, duke i quajtur ata “eksperta”, po që në fakt po dalin të jenë analfabetë funksional dhe të padijshëm.
LVV ka hequr dore edhe nga lufta kundër korrupsionit.
Kjo po dëshmohet përmes gjetjeve të auditorit ku ka evdientuar miliona euro keqperdorime (hajni), ndërsa Kurti nuk ka guxim t’i shkarkoi keqperdoruesit e parasë publike, por i mbron, i avancon dhe ua legjitimon korrupsionin.Video e publikuar është e kesaj natyre, përpjekje për të legjitimuar keqperdorimet, nepotizmin, politizimin e institucioneve dhe korrupsionin.
Mesazhi i videos është: Ata keqpërdoren, edhe ne tani kemi të drejtë të keqpërdorim.Përgjithësimi është përpjekje e legjitimit të dukurive negative në shoqëri.
Çka ka, çka s’ka po shihet në stagnimin e punës dhe zhvillimit të çdo sektori në Kosovë.