Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), që prej 21-28 janar 2023 mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.
Personat të cilët do të jenë përfaqësues janë: Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
“Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në EYOF Friuli Venezia Giulia 2023 që mbahet prej 21-28 janar 2023”, shkroi KOK.
Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në EYOF Dimëror, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022.
/TV Arbëria