Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria konfirmon hetimet për fletëvotimin e fotokopjuar në Leposaviq

Prokuroria konfirmon hetimet për fletëvotimin e fotokopjuar në Leposaviq

Ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave me Kusht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është gjetur një fletëvotim i dyshimtë nga komuna e Leposaviqit.

Fletëvotimi i dyshimtë, ka pasur votën  për Listën Serbe, dhe se i njëjti ka qenë fotokopje.

Gjetja e këtij fletëvotimi ngrit dyshime edhe për zhvillimin e fenomenit që njihet si ‘’treni bullgar’’.

Për këtë rast, janë deklaruar edhe nga Prokuroria e shtetit. Këta të fundit, për Dukagjinin, kanë konfirmuar se është iniciuar rastin “keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, në bazë të nenit 213 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, nga Prokuroria është shtuar se është sekuestruar edhe një fletëvotim, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në veprën penale të keqpërdorimit të së drejtës së votimit.