Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy trama dhe 15 autobusë elektrikë për Prishtinën, Përparim Rama tregon se si do të duken

Dy trama dhe 15 autobusë elektrikë për Prishtinën, Përparim Rama tregon se si do të duken

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trafikut urban të Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektriken dhe 2 trama.

Rama ka publikuar edhe fotografi se si do të duken autobusët e rinj.

“KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË! 🚋🚌Sot përkrahëm operatorët edhe në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit.

Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe, mbi të gjitha elektrikë”, ka shkruar Rama.