Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Paralajmërimi i Sami Lushtakut për Bedri Hamzen

Paralajmërimi i Sami Lushtakut për Bedri Hamzen

Shkruan: Afrim Kasolli

Një nga njerëzit më të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i degës dhe Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakutl ka dalur edhe një herë kundër në mënyrë kategorike ndaj çdo bashkëpunimi dhe koalicioni eventual me Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje i njëjti ka paralajmëruar se nëse hipotekisht ndodh ky skenar ai do të jap dorëheqje nga subjekti i tij politik. Sipas tij nëse “Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë” ka deklaruar ai.

Një deklarim i tillë i Sami Lushtakut, më shumë se kundër Vetëvendosjes duhet të lexohet me tepër si një kërcnim publik ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Pra duket që i njëjti ka pasur indikacione se kryesia e këtij subjekti politik nuk e ka përjashtuar këtë akord politik me arsyetimin për ta zhbllokuar themelimin e institucioneve qendrore politike. Prandaj edhe ua ka tërhequr vërejtjen për tundime të kesaj natyre.

Madje ishte vetë kryetari i partisë më madhe opozitare, Bedri Hamza, që në vazhdimësi ka pohuar se nuk ka asnjë vijë te kuqe për asnjë subjekt politik shqiptar, (qendrim ky që është përsëritur si në kor nga shumë eksponentë tjerë të nivelit qendror), dhe se është i gatshëm që te bisedoje me të gjitha partitë pa përjashtim, me kusht që ne menynë politike të negociatave të përfshihen si pozitat për Kryesi të Kuvendit, Qeveri dhe Presidence, e cila nuk është asgjë tjetër pos ofertë per bashkëqeverisje.

Në këtë kontekst, Sami Lushtaku ua bëri të qartë hapur dhe pa ekuivoke se ata qe kane gatuar plane të tilla mund ta bëjnë këtë gjë pa të. Duke e vendosur kështu para nje dileme serioze strukturën e Partisë Demokratike të Kosovës, se duhet të zgjedhin ndërmjet tij dhe Albin Kurtit. Përcaktim ky, që në rast te deshtimit te formimit të institucioneve qendrore dhe shkuarjes në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme do të tentohet të përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje si “argument” se Bedri Hamza është vetëm kryetari formal i kesaj partie dhe se është tjeter kush që vendos nga prapaskena. Prandaj edhe po dështojnë përpjekjet për zhbllokim të jetës politike dhe institucionale.