Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Kosova ka nevojë për më shumë Amerikë, më shumë siguri dhe më shumë zhvillim

Qëndrim Kryeziu: Kosova ka nevojë për më shumë Amerikë, më shumë siguri dhe më shumë zhvillim

Qëndrim Kryeziu ka theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Përmes një reagimi publik, ai kujtoi se para më shumë se tetë muajsh kishte folur për nevojën e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e energjisë dhe për rëndësinë e gazit amerikan për Kosovën, duke shtuar se atëherë ishte përballur me kritika dhe tallje.

Sipas Kryeziut, zhvillimet e fundit po dëshmojnë se Kosova nuk mund të forcojë sigurinë energjetike dhe shtetërore pa një partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“SHBA-ja nuk është vetëm aleati ynë më i madh politik dhe ushtarak, por mbetet garancia kryesore për sigurinë, zhvillimin dhe orientimin perëndimor të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kryeziu ka vlerësuar se çdo veprim që dëmton raportet me Uashingtonin është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës, duke theksuar nevojën për investime strategjike, energji të qëndrueshme dhe siguri afatgjatë.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu angazhim për organizimin e reagimeve qytetare dhe protestave kundër, siç është shprehur, politikave që e largojnë Kosovën nga aleatët perëndimorë dhe e izolojnë vendin në momente të rëndësishme.

Në fund, Kryeziu ka theksuar se e ardhmja e Kosovës lidhet ngushtë me partneritetin me SHBA-në.

“Kosova ka nevojë për më shumë Amerikë, më shumë siguri dhe më shumë zhvillim. Kjo është rruga që i shërben interesit të çdo shqiptari”, ka deklaruar ai.