Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po tjetersohen raportet e SHBA-ve me Izrealin për hir të paqes me Iranin?

A po tjetersohen raportet e SHBA-ve me Izrealin për hir të paqes me Iranin?

Shkruan: Afrim Kasolli

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kane arritur një “momerandum mirëkuptimi” i cili synon t’i jap fund luftës ndërmjet ShBA-ve dhe Izrealit kundër Republikës Islamike, të filluar me 28 shkurt.

Mirëpo, në këtë akord të paqes se mundshme ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit nuk është përfshirë Tel Avivi. Shumëkush këtë pajtim po e konsideron më tepër si një pushim të përkohshëm nga lufta se sa një paqe afatgjatë.

Deri me tani janë bërë të ditura pak detaje nga përmbajtja e këtij momerandumi. Thuhet se vetëm do të rihapet pa humbur kohë ngushtica e Hormuzit për qarkullim të lirë tregtar, si një nga arteriet kryesore detare të eksportimit të derivateve të naftës. Vetë Presidenti Donald Trump deklaroi, se e autorizon “plotësisht hapjen pa tarifë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, e autorizon heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Lëreni naftën të rrjedhë!”.

Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare disa nga çështjet sensitive që i kanë agravuar tensionet ndërmjet tri vendeve kanë mbetur pezull dhe për t’u trajtuar gjatë dy muajeve të ardhshëm, sikur se programi bërthamor i Iranit. Ndërkohë, ekzistojnë interpretime të ndryshme ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikane se ky armëpushim a përfshinë vetëm luftën me Iranin apo synon t’i jap fund asaj ne të gjitha frontet.

Të parët janë duke insistuar se pjesë e marrëveshjes është edhe fronti në Liban, ku forcat e armatosura izrealite kanë pushtuar një pjesë të mirë territorit të këtij shteti në luftë kundër Hezbollahut. Ndërkohë, hiç me larg se dje kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se ai nuk do ta përfill kërkesën për largimin e ushtrisë së Izrealit nga Libani dhe Siria dhe se operacionet luftarake ndaj forcave proxy të Teheranit do të vazhdojnë.

Ky pozicion i kundërt i SHBA-ve me qellimet e Izrealit sipa mediumit the Guardian kushtezohet edhe nga qellimet e ndryshme të luftës se këtyre shteteve kundër Iranit. Derisa në njërën anë për kryeministrin izrealit çdo përfundim i saj pa ndryshimin e regjimit në Iran është dështim strategjik duke e rrezikuar edhe karrierën e tij politike, në anën tjetër për presidentin Trump çdo vazhdim i saj per shkak te mbylljes se Ngushticës së Hormuzit, “ku rritja e çmimeve të naftës dhe ndërprerja e qarkullimit të produkteve kimike në tregtinë globale u shndërruan në një kërcënim politik për Trumpin”.

Këto dy shtytje të ndryshme i kanë vendosur këta dy lidere në pozicione anatagoniste. Me këtë rast, sipas mediave ndërkombëtare tashmë kryeministri Benjamin Netanyahu nuk do lë mjet pa përdorur për ta minuar çdo marrëveshje të mundshme me qëllim që ta riktheje edhe një herë SHBA-ne në teatrin e luftës si e vetmja shanse për mbijetesë politike.