Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohen dy të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Arrestohen dy të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Më datë 04.01.2023, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën “Afrim Loxha ” në Prishtinë, si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit;

A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”.