Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Shkodran Tolaj fton qytetarët në koncertin festiv për Ditën e Çlirimit në Podujevë

Shkodran Tolaj fton qytetarët në koncertin festiv për Ditën e Çlirimit në Podujevë

Artisti i njohur Shkodran Tolaj ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në koncertin festiv që do të organizohet në Podujevë me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit.

Përmes një njoftimi publik, Tolaj ka bërë të ditur se në këtë ngjarje do të marrin pjesë artistë të shquar nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë një mbrëmje të pasur me muzikë, emocione dhe atmosferë festive.

Sipas tij, të gjithë adhuruesit e këngës së bukur shqipe, këngës atdhetare dhe frymës rinore janë të mirëpritur të premten në sheshin e qytetit të Podujevës, ku do të organizohet manifestimi qendror artistik.

“Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit, ju pret një mbrëmje e veçantë artistike, me emocione, krenari, muzikë dhe atmosferë festive, ku kënga shqipe do të bashkojë zemrat e të gjitha brezave”, thuhet në njoftim.

Koncerti do të mbahet në Sheshin e Qytetit në Podujevë, të premten më 19 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00.