Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Akuza ndaj Kurtit: “Suspendoi ish-ushtarin e UÇK-së Gëzim Millaku pasi tregoi të vërtetën për rastin me Sami Lushtakun”

Akuza ndaj Kurtit: “Suspendoi ish-ushtarin e UÇK-së Gëzim Millaku pasi tregoi të vërtetën për rastin me Sami Lushtakun”

Janë ngritur akuza ndaj Kryeministrit Albin Kurti lidhur me suspendimin nga detyra të rreshterit të mbrojtjes së afërt, Gëzim Millaku, ish-ushtar i UÇK-së.

Sipas pretendimeve të bëra publike, Millaku është larguar nga detyra pasi kishte deklaruar se Sami Lushtaku nuk e kishte rrezikuar eskortën e Kryeministrit, duke kundërshtuar kështu versionet që kishin qarkulluar për incidentin.

VIDEO