Dardan Krasniqi ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka tronditur opinionin publik, duke ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës rrugore në Kosovë.
Ai ka kritikuar ashpër institucionet përgjegjëse, duke thënë se rrugët janë në gjendje të rëndë, ndërsa autostradat kanë mbetur pa mirëmbajtje tash e gjashtë vjet.
Sipas Krasniqit, pasojat e kësaj neglizhence po shihen çdo ditë në rrugët e vendit, përmes aksidenteve dhe rrezikut të vazhdueshëm për qytetarët.
“Qitja pikën! Rrugët tmerr! Autostrada pa mirëmbajtje tash e 6 vite! Nga këto shkaktar pasojat po shihen!”, ka shkruar ai.
Në fund të reagimit, Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe investime në sigurinë rrugore.